Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ministri grek takon Ramën, ndan detaje nga biseda: Në fokus integrimi i Shqipërisë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai u takua me ministren Olta Xhaçka me të cilën mbajtën dhe një konferencë për shtyp.

Në përfundim të vizitës, ministri Dendias takoi edhe kryeministrin Rama në zyrën e tij.

Përmes një postimi në Twitter, Dendias ndau detaje nga ajo që u diskutua. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE. Ministri grek gjatë konferencës me ministren Xhaçka u shpreh se Greqi e mbështet rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë , u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias.

Çështje të tjera që ishin në fokus të vizitës së ministrit kanë të bëjnë me projektet e përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore mes dy vendeve.

o.j/dita