Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ministri i Jashtëm turk ‘kërcënon’ Greqinë, shkak ishujt e Egjeut

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, pas vizitës së tij në Izrael ka komentuar tensionet dhe shkëmbimin e retorikave me Greqinë.

Në një intervistë, ai tha se Turqia është e vendosur në angazhimin e saj për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe foli rreth qëndrimeve dhe deklarateve të Athinës zyrtare.

Ne nuk po bëjmë bllof. Nëse Athina nuk respekton, ne do t’i çojmë gjërat përpara”, tha ai.

Çavusoglu tha se Turqia ja ka bërë të qartë edhe në SHBA qëndrimin e saj dhe theksoi se sheh një anim nga ana e tyre përsa i takon çështjes së ishujve.

Ndërsa njerëzit thoshin se bazat në një vend të NATO-s nuk janë kërcënim për një vend tjetër të NATO-s, kjo rritje nuk i ka shpëtuar vëmendjes sonë, natyrisht”, shtoi ai.

Ai vuri në dukje se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare që Greqia të anulojë statusin e ishujve që i është dhënë me kusht në kuadrin e Marrëveshjes së Paqes të Lozanës të vitit 1923 dhe të Parisit 1947. Çfarëdo arsye të gjejë Greqia, justifikimi i saj nuk zbatohet tha ai.

Cilat janë kushtet që të mos armatosë këta ishuj? Greqia i armatos që nga viti 1960 dhe ne thamë që nëse nuk tërhiqet, do të fillojë debati për sovranitetin, është e qartë. Jemi jashtëzakonisht seriozë, nuk bëjmë bllof sepse janë ishuj të kushtëzuar. Nëse Greqia, e cila në çdo fjalim flet për të drejtën ndërkombëtare, nuk e respekton atë, ne do të shkojmë më tej. Hapat e Greqisë synojnë të përbëjnë një kërcënim për Turqinë.“-përfundoi ai.

Kujtohet se më 30 shtator, Turqia i kishte dërguar një letër OKB-së për çmilitarizimin e ishujve.

Nëntë muaj më vonë, Ministri i Jashtëm Themistoklis Demiris i dërgoi Antonio Guterres qëndrimin e palës greke.

j.l./ dita