Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Miratohet koncesioni për projektin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Miratohet koncesioni për projektin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar. Lajmin e bëri të ditur ministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.

“2 prej vkm, për përcaktimin e kritereve dhe të transferimit të të drejtave të lincencave minerare. U vlerësua që të amendohen disa rregulla për transferimin e këtyre lejeve. Për të fortifikuar këtë proces dhe për ti dhënë prioritet këtij sektori. Vitet e fundit por sidomos këtë vit është vërejtur interes i madh nga investitorët e huaj në sektorin minerar.

E dyta, miratimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë Kashar. Ka pasur debat për këtë çështje. Kontrata e lidhur në bazë të PPP u anulua se hapësira fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. Ky aks do investohet në parimin e koncesionit. I gjithë ky proces është bërë përmes një negociimi. Kjo është një pjesë nga segmetet më të rëndësishme të sektorit blu, më i rëndësishmi i konektivitetit në Ballkan”, tha Balluku.

a.m/dita