Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mourinho konfirmon Kumbullën, i Romës edhe sezonin tjetër

Conference League luan të mërkurën në orën 21.00 sfidën finale mes Feynoord dhe Romës, në Air Albania. Përgatitjet kanë përfunduar dhe tashmë fjala i takon fushës së lojës, me prozhektorët e mbarë botës që tashmë janë drejtuar nga Shqipëria. Trajneri i Romës, Mourinho ka konfirmuar se lojtari shqiptar, Marash Kumbulla, do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin tjetër.

“Marashi është një djalë për së mbari, është një lojtar i zoti, ka bërë shumë këtë sezon. Vitin e ardhshëm do jetë me ne 100 përqind, sepse është një lojtar me potencial për t’u bërë edhe më i mirë” – tha ai.

o.j/dita