Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ndërpriten gërmimet në Serbi, Kosova akuzon për fshehje të informacioneve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës ka njoftuar pse Komisioni i Serbisë i ka ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në territorin e Serbisë, ku dyshohej se ndodhet një varreze masive.

Pala e Kosovës thotë se Serbia nuk ka dhënë informacione shtesë dhe se ata do të kërkojnë imazhe plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive.

Serbia ka mbyllur gërmimet në këtë zonë dhe thotë se nuk janë gjetur mbetje mortore.

Në Kizhevak është varreza e pestë masive në territorin e Serbisë, me trupa shqiptarësh. Deri tani dyshohet se janë gjetur mbetjet e tre trupave nga rreth 20 sa mendohet se janë aty.

Por, ka edhe disa lokacione të tjera të cilat janë proceduar me kërkesë zyrtare për delegacionin e Serbisë dhe ndërkombëtarët që janë pjesë e këtij procesi.

a.m/dita