Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ndryshime në qeveri, Rama emëron zv.ministrin e ri të Energjisë

Kryeministri Edi Rama emëron zv.ministrin e ri të Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Bonati ka qenë në këtë detyrë nga viti 2017 deri në 2021, por u lirua nga detyra më 2 Qershor të vitit të kaluar. Tashmë është emëruar sërish zëvendës ministër.

VE N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

j.l./ dita