Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ndryshon plani për fashën 700 kwh të energjisë, Balluku: Çmimet e rritura mund të nisin edhe pas 800 kwh

Fasha e energjisë elektrike, për të cilën do të aplikohet një çmim më i lartë mund të mos jetë 700 kWh.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se studimi është kryer, aplikimi i çmimeve të rritura mund të nisë edhe pas konsumit të 800 kwh apo edhe më tepër.

Po ashtu, Balluku tha se çmimi që do të aplikohet pas rikthimit të fashave nuk do të jetë ai i tregut, që aktualisht është tejet i lartë.

Ndërkaq, sa i takon bizneseve që kanë dalë në tregun e liberalizuar, por që vijojnë të furnizohen nga OSHEE me një çmim preferencial, Balluku tha se ende nuk është vendosur si do të procedohet nga qershori.

o.j/dita