Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ngjarja në Elbasan, Bushka-Bardhit: Ne jemi ndryshe, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka akuzoi ditën e sotme deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin për vrasjen në Elbasan.

Gjatë Komisionit të Ligjeve, Bushka i kërkoi Bardhit që të mos gjejë të meta te Partia Socialiste për të cilën akoma thotë se nuk kanë fituar zgjedhjet edhe pas vendimit të KQZ-së.

Bardhi iu përgjigj duke i thënë se ai nuk merret me organizata kriminale.

Debati:

Bardhi: Depolitizimi i administratës nuk është pjesë e qeverisë tuaj?

Bushka: Juve në çdo argument thoni se PS nuk i ka fituar zgjedhjet.

Bardhi: Po kush ta ka mësuar ty këtë moj?

Bushka: Vetë thua tani që ka një hetim dhe i kërkon përgjigje.

Bardhi: Kush ta ka mësuar këtë Klod?

Bushka: Ata që ta kanë mësuar ty Gazi, ne jemi shumë ndryshe. Kur bëni pyetje përmbajuni rendit të ditës. Shihni për çfarë e keni zonjën përballë, që ne i kemi fituar zgjedhjet e ka thënë KQZ, tani s’keni çfarë bëni dhe thoni është çështja në hetim dhe kërkon mendim. 

Bardhi: Ne jemi ndryshe se nuk marrim organizata kriminale në fushatë.

Bushka: Sa për grupet kriminale nuk kam qënë në zonë kur më është vrarë dikush. Ty të është vrarë dikush në zonën tuaj.

Bardhi: Bandat tuaja.

Bushka: Unë s’kam asnjë bandë si ju.

j.l./ dita