Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nis sot “Tiranathlon” me tre disiplina sportive, Policia merr masat, ja cilat akse do të bllokohen në kryeqytet

Pas organizimit të finales së Conference League, Tirana do të organizojë ditën e sotme “Tiranathlonën”, një garë e që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap.

Nisur nga këto aktivitete dhe për të siguruar mbarëvajtjen e tyre, Bashkia në bashkëpunim me policinë e shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.

Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret.

Sipas planit të masave, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

-Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29.05.2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Rruga e “Tuneleve”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),

-Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

-Rruga “Diga e Liqenit”.(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),

-Rruga “Panorama e Liqenit”. (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

-Rruga interurbane kryesore (TEG – lira Shkozë)

-Blv. Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segment! nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).

2-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. I/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin Willson” tjetri në qendër.

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” pezullohet përkohësisht

d.Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – Jordan Misja” devijon në qendër.

f.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht. g

g.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës dhe n qendër.

h.Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

j.l./ dita