Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Një ditë nga finalja e Tiranës, Roma publikon foton e eksodit masiv, e shpërndan edhe Rama

Teksa jemi vetëm një ditë nga finalja e madhe e Conference League e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, klubi i Romës ka bërë një postim të veçantë në Twitter.

Klubi i kryeqytetit italian ka shpërndarë një foto nga eksodi masivi vitit 1991, ndërsa shkruan “Andiamo a Tiranaaa” (Ikim në Tiranë).

Pak minuta më parë, këtij postimi nuk i ka rezistuar as kryeministri Edi Rama, i cili e shpërdarë në rrjetin e tij social në “Facebook”, ku duke qeshur shkruan “Hajdeni, hajdeni”.

j.l./ dita