Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Një i plagosur me armë zjarri në Tiranë

Një 60-vjeçar në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë ka shkuar në spital i plagosur.

Mediat raportojnë se 60-vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme te shëndetit mendor ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë me armë zjarri.

Paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri nuk ka rrezik për jetën. Sakaq, nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

a.m/dita