Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Një tjetër humbje për Rusinë, vritet edhe një kolonel, aleat i ngushtë i liderit çeçen

Rusia ka regjistruar një tjetër humbje të madhe, pasi nënkoloneli 49 vjeçar, Zaur Dimayev, një aleat i ngushtë i kryekomandantit çeçen Ramzan Kadyrov është vrarë në Luhansk.

Dimayev ishte brenda një automjeti ushtarak kur u sulmua nga forcat ukrainase. Numri i të vdekurve tani është rritur në 49, megjithëse nuk janë publikuar shifrat zyrtare as për Ukrainën dhe as për Rusinë.

Nënkoloneli duket se është vrarë së bashku me shoferin e tij, ndërsa dy policë çeçenë raportohet se janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.

O.J/DITA