14 shqiptarë të tjerë janë nxjerrë nga kampi i ISIS në Siri. Mes të shpëtuarve janë 9 fëmijë dhe 4 gra. 13 shtetasit shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkari Omar përmes një postimi në Twitter.
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.
Deri më tani nuk ka një reagim nga autoritetet shqiptare mbi riatdhesimin e tyre. Riatdhesimet e fundit të shtetasve shqiptarë ishin në fund të korrikut të kaluar kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol”. Në mesin e të rikthyerve ishte Brunilda Koçollari me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani me 3 fëmijë. Prej vitesh me dhjetëra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga Shqipëria për luftën e xhihadit. Me këtë riatdhesim kanë mbetur më pak shqiptarë në këto kampe për të cilët po punohet që të bëhet e mundur rikthimi në atdhe.
o.j/dita