Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe.

40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja për ndërtim është dhënë nga bashkia në vitin 2009. 1 javë më parë, pas ankesave të banorëve se pallati ka pësuar dëmtime, emergjencat civile të qytetit kanë lajmëruar banorët që të largohen nga pallati. Për këtë, bashkia ka çelur edhe bonuset e qirave. Kjo situatë ka bërë bashkë banorët.

“Është bërë një ndërhyrje në panelet e pallatit, panelet nuk prishen se është parafabrikat dhe nuk ndërhyhet. Nuk ka asnjë dokument të ndërtimit që të ndërhyhet të prishen panelet. Aty është ndërhyrë për nevojat e një personi dhe është prishur struktura e pallatit. Ka një leje ndërtimi por është pa numër protokolli”, tregon një banor.

Ekspertët e Institutit të Ndërtimit të kontraktuar nga bashkia theksojnë se pallati nuk paraqet rrezik për shembje.

“Ka qenë një leje e vjetër për lokal dhe në bazë të ankesave të qytetarëve me të drejtën e tyre, është ndërhyrë për përforcimin e katit të parë me struktura X në mirëmbajtjen e anës strukturore”, thotë Jurgen Çollaku, drejtori i zyrës së Urbanistikës Bashkia Vlorë.

Vetë Bashkia, përmes IMT pasi ka kontrolluar objektin në fjalë, ka gjobitur pronarin për dëmtimin e strukturës në vlerën e 500 mijë lekëve.

Gjithashtu, përmes këshillimit bashkiak ka miratuar bonusin e qirasë për 40 familjet.

Të gjitha këto veprime ngrenë dyshime se personat përgjegjës kanë abuzuar me detyrën, duke shkaktuar situatën në të cilën ndodhen banorët.

a.m/dita