Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend ditën e sotme, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Deputeti i PD Gazmend Bardhi shprehet mes të tjerash se shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po “ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”.

“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”, shprehet Bardhi.

j.l./ dita