Dy automjete janë përplasur paraditen e së dielës në Pogradec.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, të paktën një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se impakti i përplasjes ka qenë i fortë ndërsa një person ndodhet në tokë, i rrethuar nga qytetarët.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
j.l./ dita