Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pezullohen nga detyra prokurorët e SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj

Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë pezulluar nga detyra.

Mësohet se Gjykata ka pranuar ankimimin e prokurores Sonila Muhametaj.

Kjo e fundit ishte në garë me Gogajn e Shehun, por nuk u përzgjodh dhe pretendon se renditja e kandidatëve është bërë në mënyrë të padrejtë.

Gjykata ia ka pranuar ankimin dhe ka theksuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është dhënë duke ndjekur procedurat e rregullta.

Për rrjedhojë është shpallur e pavlefshme renditja e garuesve dhe emërimi i dy prokurorëve.

j.l./ dita