Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Po priste punonjësit e fasonerisë, autobusi në Vlorë shpërthen në flakë

Autobusi i një fasonerie, ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Autobusi ishte duke marrë punëtorët nga Cakrani, në momentin që ka shpërthyer në flakë.

Punonjësit janë shprehur se kanë dëgjuar shpërthime e se fatmirësisht mundën që të dilnin në kohë nga mjeti.

Policia bën të ditur se zjarri mund të ketë rënë për shkak të një defekti që mund të ketë ndodhur në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka  marrë  flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

j.l./ dita