Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Policia publikon pamjet, momenti kur mbërrijnë në aeroport 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri

Të shtunën mbrëma kanë mbërritur në vend 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri, duke finalizuar kështu operacionin e katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës.

Policia e Shtetit ka publikuar momentin, kur 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shqiptarë të tjerë të Kosovës, që u larguan nga kampet e ferrit.

Ata u pritën nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në aeroportin e Kosovës. Bashkë me Çuçin ka qenë edhe homologu i tij Nga Kosova, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve tanë të vyer të SHBA-ve nëpërmjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë.

Riatdhesimet e fundit të shtetasve shqiptarë ishin në fund të korrikut të kaluar kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol”.

Në mesin e të rikthyerve ishte Brunilda Koçollari me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani me 3 fëmijë. Prej vitesh me dhjetëra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga Shqipëria për luftën e xhihadit.

Me këtë riatdhesim kanë mbetur më pak shqiptarë në këto kampe, për të cilët po punohet që të bëhet e mundur rikthimi në atdhe.

j.l./ dita