Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan nënvizoi “gatishmërinë e Rusisë për të lehtësuar tranzitin detar të papenguar të mallrave në koordinim me partnerët turq.”
“Kjo vlen edhe për grurin nga portet ukrainase”, raporton Kremlini, cituar nga Tass, duke shtuar se të dy liderët diskutuan gjithashtu “çështjen e sigurimit të lundrimit të sigurt në detet e Zi dhe Azov, duke eliminuar kërcënimin e minave”.
a.m/dita