TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se janë çelur tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “këto stadiume synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”.

Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për futbollin.

Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.