Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama në Panairin e Punës në Durrës: Ofrohen 1500 vende të lira pune

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Panairin e  Punës dhe Aftësive në Durrës. Rama shkruan se janë 1,500 vende të lira pune, që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.

“Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai.

Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj tha se biznesi shqiptar sot ka një problem, atë të gjetjes së stafit.

“Uroj ta mbyllim  sa më shumë atë hapësirë të krijuar mes ofertë-kërkesës”, tha ministrja.

j.l./ dita