Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizatuar sot nga afër Pediatrinë e re në Elbasan.
“Ja dhe Pediatria e Re e Elbasanit, një tjetër hapësirë e rilindur e kantierit të Shëndetësisë, ku vazhdon puna intensive nga veriu në jug”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë Manastirliu deklaroi se pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri është spitali Pediatrik që i siguron shërbime mjekësore më shumë se 20 mijë fëmijë.
Rama nuk i ka kursyer batutat, teksa ka takuar stafin mjekësorë dhe u ka kujtuar se në muajit në vijim do të fillojë dhe rritja e rrogës.
“Si jeni? Erdhi qershori tani, rrisim rrogat”, tha Rama.
j.l./ dita