Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rithemelimi mbledh sot Këshillin Kombëtar

Sot Rithemelimi do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të zgjidhen anëtarët e kryesisë. Emrat 47 kandidatëve, të cilët u bënë publike një ditë më parë do t’i propozohen sot në orën 11:00 Këshillit Kombëtar për votim.

Në rend të ditës së punimeve përveç zgjedhjes së Kryesisë së PD do të jenë dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Nga lista shumë emërore, shihet surprizë kandidimi i deputetes Ina Zhupa, ndërsa në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Berisha tha se kjo ishte lista me anëtarët më të shkëlqyer.

Ajo që bie në sy në listë është rikthimi i Jozefina Topallit, Arben Imamit, Genc Pollos, Bujar Nishanit dhe Florion Mimës. Ndërsa Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj janë të vetmit deputetë që iu bashkuan Komisionit të Rithemelimit në Kuvendin e 30 prillit.

Kandidatët për Kryesinë e PD-së

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

Në zgjedhjet e zhvilluara, në 22 maj, Sali Berisha fitoi duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave. Ndërsa Ibsen Elezi arriti që të merrte vetëm 2532 vota, duke mos fituar në asnjë degë, as në Kukës, të cilën e ka drejtuar vetë më herët.

o.j/dita