Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Serbia dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për gazin, Vuçiç: Do e përfitojmë më lirë se të gjithë në Europë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Rusinë.

Ai ka thënë se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom, pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare ka skaduar.

“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë. Kështu që do të nënshkruaj një kontratë tjetër”, u shpreh Vuçiç.

Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”.

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.

Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.

Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, kanë refuzuar të vendosin sanksione kundër Moskës.

j.l./ dita