Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Shqiptarët në Kretë dhe Rodos…”, Rama jep lajmin e mirë: Janë pajisur me pasaporta dhe karta ID pranë vendbanimit!

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në ishujt Kretë dhe Rodos të Greqisë janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit.

Rama në rrjetet sociale shkruan se kështu shqiptarët kursejnë kohë dhe para pa qenë nëvoja të udhëtojnë në Athinë apo vendlindje.

“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje🤝🇦🇱

*foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjithë shërbimet konsullore😊” shkruan Rama në postimin e tij.

a.m/dita