Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shtatë epigrame pa titull

Nga ARBEN DUKA (1957-2021)

Për një njeri që flet parreshtur,

e frerë në buzë s’di të mbajë,

nuk mund të kini asnjë shpresë,

ka më shumë shpresë tek budallai!

2

Mikut që do me të vërtetë,

mos i bëj lajka asnjëherë,

kështu padashur i ke hapur,

përpara këmbëve njé humnerë!

3

Toka rënkon e turbullohet,

kur shërbëtori bëhet mbret,

kur budallai i budallenjve,

me pasurinë e tij të vret.

Kur burrë të mirë merr prostituta,

e hijerëndë rri pastaj,

kur shërbëtorja sfi don Zonjën,

dhe merr për burrë-burrin e saj!

4

Nga frika dridhet i pabesi,

në toké këmbët kurrë s’i mban,

ndërsa i drejti s’trëmbet kurrë,

i sigurt’ është si një luan!

5

E madhe është pesha e gurëve,

dhe rëra që ka gjithësia,

po zëmërimi i budallait,

peshon më tepër nga të dyja!..

6

Mizor tërbimi i njeriut,

dhe zëmërimi padyshim,

po xhelozia e një zemre,

nuk mund të ketë krahasim!

7

Të shtrënjtë janë xhevahirët,

me ngjyrat e ylberit,

të shtrënjtë janë padyshim,

por jo në qafë të derrit!