Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shuma e frikshme që përfiton fituesi i finales Real Madrid-Liverpool

Gjithçka është gati për finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Një sfidë që do t’i japë klubit fitues prestigj dhe shumë para. Nëse do të ketë sukses, Real Madrid do të grumbullonte një shifër prej 141.5 milionë euro. Do të ishte pak më keq për Liverpool, i cili do të sillte në shtëpi pak më shumë se 128 milionë euro. Diferenca duket se janë të ardhurat më të vogla nga renditja dhjetëvjeçare për anglezët.

Rrugëtimi në Champions League ka çuar që tani në arkat e klubeve 15.64 milionë euro si një bonus thjesht për pjesëmarrjen. Këtyre u shtohen paratë e fituara nga rezultatet e arritura në fazën me grupe: 18 milionë për Liverpool-in (që i ka fituar të gjashtë ndeshjet), 15 për Real Madrid. Duke shtuar shpërblimet pasues për arritjen në 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe që do të luhet mbrëmjen e sotme, do të arrihet një shifër shumë e lartë: 81,84 milionë për lojtarët e Klopp-it, 78,84 për ato të Ancelotti-t.

Këtyre shifrave u duhet shtuar edhe Market pool dhe çmimet për fitoren finale dhe pjesëmarrjen në Superkupën e Europës (4,5 milionë dhe 3,5 milionë). Diferencën e Champions League bën renditja historike: 22.75 milionë për anglezët, kundër 36.4 për Real Madrid, shifra më e lartë e mundshme mes skuadrave pjesëmarrëse.

o.j/dita