Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Stoltenberg: Po dialogojmë me Turqinë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca po komunikon me Turqinë për të gjetur një rrugë të përbashkët rreth shqetësimeve të Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Më herët, dy vendet nordike kanë biseduar me Turqinë për të arritur një dialog mbi afërtat e tyre për t’ju bashkuar aleancës, por duket se nuk ka pasur asnjë përparim në tejkalimin e kundërshtive të Ankarasë.

Referuar bisedimeve që u zhvilluan në Ankara javën  e kaluar ndërmjet delegacioneve nga të tre vendet, ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha: “Së bashku me Suedinë ne do të bëjmë detyrat tona dhe do të përgatitemi për pyetjet që ka Turqia.”

Stoltenberg tha se do të mblidhte zyrtarë të lartë nga Finlanda, Suedia dhe Turqia në Bruksel në ditët në vijim për të diskutuar këtë çështje.

j.l./ dita