Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Sulmet e opozitës për “Aktivistin”, Braçe: Fashizëm mbi PS me lista të rreme

TIRANË, 9 shkurt /ATSH – I. Vata/ Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të opozitës mbi përdorimin e aplikacionit “Aktivisti” nga Partia Socialiste.

Braçe thotë se, i gjithë sulmi mbi platformën është fashizëm i mbështetur mbi dokumente false.

Ai i referohet një liste të rreme të bërë publike nga mediat pranë opozitës, me emra përdoruesish të këtij aplikacioni, që në fakt nuk ekziston.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se, të jesh aktivist është çështje zgjedhjesh, jo detyrim.

“Ndërkohë, furia mbi “Aktivist” dhe aktivistët e Partisë Socialiste, është fashizëm. I përsëritur madje. I mbështetur në “dokumente” të rreme, më konkretisht “lista të rreme”, mu siç fashizmi bëjnë. E nisën me patonazhizmin dhe patronazhistët , nje sulm tipik fashist mbi njerëz të vërtete, real, punëtore partie që bëjnë një gjë të drejtë, organizative, të ndershme, të cilën militantët në PD e LSI, e kanë bërë më para, madje me para të mëdha. Publikuan “dokumente” te cilat unë që kam bërë një mal me fushata nuk i kam pasur kurrë, nuk i kam para kurrë, e ndërtuan mbi to, një furi fashiste mbi Partinë Socialiste. Shikoni, e gjitha që është nën sulm është organizim. Është e ligjshme dhe veç përmes zgjedhjes, asnjë detyrimi e ndëshkimi për shkak të mosbindjes. Po, fashizmi mbi Partinë Socialiste është i dënueshëm”, shkruan Braçe.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.