Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ndodhet në një vizitë dyditore në Romë dhe në Vatikan.
Ai prit nga Papa Françesku, në kuadër të shënimit të Ditës së Iluministëve Mbarëslloven.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeministri Kovaçevski do të takohet me homologun e tij bullgar Kiril Petkov.
Dy kryeministrat do të takohen në orët e pasdites për të diskutuar rreth mosmarrëveshjeve për çështjen e identitetit që po mban peng fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
o.j/dita