Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh ndalet në Lezhë, fituesi siguron 1,268,000 lekë. Çdo javë në lojë makina “Fiat”

Nuk pushojnë milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend. Edhe gjatë ditës së djeshme, me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet u janë gëzuar çmimeve të fituara në Telebingo Shqiptare. Përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e dalë nga loja e “Ruletës së fatit”, për të vijuar më pas me fituesit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, e më tej me mijëra fituesit e shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas në vlerën e mbi 12.6 milionë lekëve (të vjetra).

Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e radhës që do të hidhet në datën 29 maj, për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra), dje në lojën e ruletës së fatit kanë luajtur edhe dhjetë fituesit e shpallur në shorteun e datës 15 maj. Nga kjo lojë, dje Rajmonda ka siguruar shumën pre 24,000 lekësh, Alushi 25,000 lekë, Selmani 32,000 lekë, Marsida 26,000 lekë, Luani 103,000 lekë, Roberti 28,000 lekë, Selmiu 25,000 lekë, Albani 25,000 lekë, Mitati 36,000 lekë, si dhe Age 104,000 lekë.

Armata e fituesve ka vijuar të shtohet më tej, pasi të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në Vlorë, duke përzgjedhur Eqeremin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara makinën “Fiat”, si dhe “Rrogën Telebingo”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku mund të fshiheshin këto çmime me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1milionë lekësh (të vjetra).

Xheladini në Berat ishte një tjetër fitues që i është bashkuar më tej lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke fituar 75,000 lekë. Një tjetër fitues, ka vijuar të luajë me Telebingo Shqiptare. Kësaj here bëhet fjalë për Gonin në kryeqytet, i cili ka siguruar 50,000 lekë.

Fati i ka buzqësheur më së miri edhe fituesit të radhës, Dritanit po në kryeqytet, i cili me mbajtjen e zarfeve më të prefreuara ka siguruar 1 milionë lekë (të vjetra). Jetmiri në Peshkopi ishte një tjetër fitues që ka luajtur me lojën telefonike duke fituar plot 90,000 lekë. Një tjetër fitues në qytetin e Pogradecit, ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshiheshin çmimet e mëdha, por me përzgjedhjen e bërë Enveri ka fituar plot 90,000 lekë. Natasha në vijim ka siguruar nga Telebingo shumën prej 125,000 lekësh. Ndërsa Marjeta në Elbasan ka marrë nga loja telefonike 50,000 lekë. Ndonëse makina apo “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar në shorteun e djeshëm, ato do të jenë në lojë sërish në shorteun e radhës.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,268,000lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Lezhës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 14193 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 216 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,215 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1