Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Kavajë, fituesi merr 1,143,100 lekë. Ja surpriza e çdo të diele

Shpërthejnë sërish milionat në Telebingo Shqiptare. Mijëra fitues të përzgjedhur në shorteun e ditës së djeshme, kanë mundur të sigurojnë miliona të tëra të fituara nëpërmjet shortit të hedhur për çmimin e madh të javës, lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, “Ruletës së fatit”, si dhe lojës së “100 sekondave në supermarket”. Telebingo ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme një tjetër surprizë për të gjithë lojtarët e sajë, ku çdo të dielë do të fitohet mepatjetër çmimi i shumëpreferuar i “100 sekondave në supermarket”.

Fituesit e shpallur dje

Sikundër është bërë tradita tashmë, përzgjedhja e fituesve në shorteun e ditës së djeshme ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku krahas 10 fituesve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh që do të luajnë sërish në shorteun e radhës për të fituar dy çmimet e mëdha 100,000 lekë dhe shumat e tjera të ruletës, kanë luajtur edhe 10 lojtarët e përzgjedhur në shorteun e datës 22 maj, të cilët kanë fituar mbi 4.3 milionë lekë të vjetra. Konkretisht, Arkanda ka siguruar shumën 25,000 lekë, Xhevahiri 34,000 lekë, Eduarti 35,000 lekë, Ariani 27,000 lekë, Simo 104,000 lekë, Latife 35,000 lekë, Zoga 27,000 lekë, Fatmiri 25,000 lekë, si dhe Refati 104,000 lekë.

Emocione të shumta kanë sjellë edhe fituesit e lojës telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin makina, apo “Rroga Telebingo”, dy ndër çmimet më të preferuara, Kydrete nga Shkodra ka nisur e para të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh.

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fituesit të radhës, Iglit në kryeqytet, i cili ka siguruar nga loja telefonike 25,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Vasilika në Elbasan ishte fituesja e radhës që ka siguruar në lojën telefonike 60,000 lekë. Ariana ishte një tjetër fituese e dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Më pas loja telefonike ka shpallur Eneidën si fituese të radhës. Me përzgjedhjen e bërë, ajo  ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Ndërsa Blerimi në Përrenjas ka fituar 65,000 lekë. Dilaveri në Berat ishte fituesi i fundit në lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,143,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Kavajë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11581 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 55 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 131 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 3,295 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, e cila ka tërhequr çekun me shumën afro 11 milionë lekë të vjetra.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.