ANKARA, 7 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se do të shpallë shtatë ditë zi kombëtare pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën disa provinca jugore të vendit.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt, janë shpallur shtatë ditë zi kombëtare. Flamuri ynë do të qëndrojë në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të të dielës së 12 shkurtit në të gjithë vendin tonë dhe përfaqësitë e huaja”, njoftoi presidenti Erdogan.
Tërmeti i fuqishëm ka prekur rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Sanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis./ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.