Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

U shfaq me fanellën e Kombëtares shqiptare në PE, eurodeputeti: Keni pritur më shumë se një dekadë, është acaruese!

Eurodeputeti Ciaran Cuffe, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian teksa kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për Abc.

Ai tha se fanella kuq e zi ishte një mënyrë e mirë për të treguar mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Mendoj se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së. Keni pritur shumë gjatë dhe fjalët mund të bëjnë disa gjëra të vogla. Mendoj se ishte më e përshtatshme të vishja fanellën e kombëtares tregova dashurinë dhe mbështetjen time që të hapen negociatat”, tha ai.

Kur u pyet se pse vendosi që të mbajë veshur fanellën, eurodeputeti tha: “Fjalët kanë një limit. Janë më të rëndësishme imazhet. Mendoj se kemi një ndjenjë acarimi dhe të mbajturit fanellën e sportit tregon se e mbështesim Shqipërinë shumë dhe duam t’ju shikojmë si një anëtare e BE-së.

Mendoj se ju jeni në një udhëtim dhe është e qartë që Bullgaria është duke bllokuar rrugën tuaj drejt hapjes së negociatave duke insistuar që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën. Mendoj se është e padrejtë, ka plot punë për të bërë por duhet ta filloni udhëtimin tuaj në këtë fazë ku ndodhemi.

Mendoj se jeni një partner i besueshëm dhe jeni duke ndjekur një rrugë që shteti im e filloi para 15 vitesh. Ne e kishim më të lehtë dhe ndodhi brenda pak viteve. Ju keni pritur për më shumë se një dekadë dhe është vërtet acaruese”, tha eurodeputeti.

j.l./ dita