Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Ukraina t’i japë territore”, Zelensky për Kissinger: Pavarësisht gjithçkaje, prapë na thonë të marrim parasysh interesat e Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratës së ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, i cili sugjeroi se negociatat e paqes duhet të synojnë krijimin e kufijve përgjatë “vijës së kontaktit” në Donbas siç ekzistonte në prag të pushtimit rus.

Kissinger dha këtë mesazh përmes një lidhje skype në Forumin e Davos.

Në një video-mesazh të mërkurën, Zelensky tha: “Pavarësisht se çfarë bën shteti rus, është dikush që thotë: “le të marrim parasysh interesat e tyre”. Këtë vit në Davos u dëgjua përsëri. Pavarësisht nga mijëra raketa ruse që goditën Ukrainën. Pavarësisht dhjetëra mijëra ukrainas të vrarë. Pavarësisht Bucha dhe Mariupol, etj. Pavarësisht qyteteve të shkatërruara. Dhe pavarësisht “kampeve të filtrimit” të ndërtuara nga rusët shtet, në të cilin ata vrasin, torturojnë, përdhunojnë dhe poshtërojnë si në një rrip transportieri”.

“Rusia i ka bërë të gjitha këto në Evropë. Por megjithatë, në Davos, për shembull, zoti Kissinger del nga e kaluara e thellë dhe thotë se një pjesë e Ukrainës duhet t’i jepet Rusisë”, tha Zelensky.

Henry Kissinger tha se perëndimi duhet të ndalë përpjekjet për të siguruar një disfatë shkatërrimtare të Rusisë dhe sugjeroi se Ukraina duhet të  lëshojë territore.

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, 98 vjecari Kissinger tha se Ukraina duhet të nisë negociatat para se të krijojë tensione dhe trazira që nuk do të mund të kapërcehen lehtë.

“Në mënyrë ideale, një vijë ndarjeje duhet të ishte një kthesë në status quonë e krijuar. Ndjekja e luftës përtej kësaj pike nuk do të ishte për lirinë e ukrainës, por një luftë e re kundër vetë Rusisë”, tha ai në konferencë.

Kissinger tha se do të ishte fatale për perëndimin të përfshihej në luftë dhe të harronte pozicionin e Rusisë brenda evropës.

Sipas The Telegraph, ai shpjegoi se rusia ishte një pjesë e rëndëishme e evropës prej më shumë se katër shekujsh dhe se liderët evropianë nuk duhet të harrojnë marrëdhënien e hershme të tyre, përndryshe rrezikojnë ta vendosin rusinë në një aleancë të përhershme me Kinën.

“Unë shpresoj që ukrainasit të barazojnë heroizmin që kanë treguar deri më tani me mençuri”, tha Kissinger.

j.l./ dita