Zbulohet shkaku i tragjedisë në Pukë ku humbën jetën nëna me dy vajzat, pasi i zuri korrenti në dush.
Mësohet se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre.
Për shkak të defektit të lavatriçes linjat hidraulike prej metali kane përcjell energjinë dhe tek dushi, kohe që ka perkuar me çastin kur vajza e madhe Sidorela ka qenë në dush.
Ky është konkluzioni i arritur nga një grup ekspertësh të ardhur nga Tirana që kanë hetuar shkaqet e tragjedisë.
Ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz. Mësohet se njëra nga vajzat kishte hyrë për të bërë dush, por fatkeqësisht në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Duke dëgjuar zhurmat dhe ulërimat, nëna e tyre i ka shkuar për ndihmë, por fatkeqësisht ka rënë edhe vetë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën në vend.
Prendushe Kola la pas edhe dy djem, 12 dhe 17 vjeç, ndërsa bashkë me vajzat e saj u përcoll dje për në banesën e fundit. Familjarët mes lotësh i dhanë dje lamtumirën e fundit të dashurave të tyre.
o.j/dita