Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO/ Shpërthim me tritol në banesën e efektivit në Shkodër! Dëshmia në polici: Nuk kam konflikte me askënd

Tritoli në banesë, automjet apo biznes është paralajmërimi që po përdorin autorët për pronarët, me të cilët mund të kenë pasur konflikte të mëparshme. Rasti i fundit është pas mesnatës së djeshme në Shkodër, rreth orës 02:25 kur në banesën e efektivit të policisë Pëllumb Vuka shpërtheu lënda plasëse.

Pranë murit të banesës në fshatin Hot i Ri, shpërtheu tritoli. Banesa ishte në pronësi të 49-vjeçarit, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës. Në momentin e shpërthimit ka qenë në shtëpi së bashku me familjen. Pista kryesore e hetimit të shpërthimit me tritol është për shkak të detyrës. Në dëshminë e parë të dhënë para kolegëve, Vuka ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ky është rasti i katërt brenda pak javësh që oficerët e policisë së Shkodrës bien pre e sulmeve. Më 20 maj, u vendos tritol në lokalin në pronësi të efektivit Ndrek Rasa, 46 vjeç.

Konkretisht më 27 prill u dogj makina e Dritan Turhanit në lagjen Perash ndërsa më 14 maj makina e Sokol Kroni në lagjen “Tre Heronjtë”. Të gjitha këto ngjarje pa autorë! Duket se qëllimi i tyre nuk është të kryejnë vrasje por të paralajmërojnë efektivët për ndonjë përplasje që mund të kenë pasur më parë që shpesh herë vjen për shkak të detyrës. Edhe në qytete të tjera ka pasur shpërthime me tritol në automjete apo biznese për pronarët, por gjithçka ka qenë vetëm me dëme materiale.

a.m/dita