Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Vjedh në varreza, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës për shkak se akuzohet për vjedhje në varreza.

P. S., 45 vjeç, ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se në datën 31.05.2022, ka vjedhur sende të ndryshme në varrezat e qytetit të Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim P. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se në datën 31.05.2022, ka vjedhur sende të ndryshme në varrezat e qytetit të Gjirokastrës.
Materialet në ngarkim të shtetasit P. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

a.m/dita