Gjykata e Posaçme çeli procesin gjyqësor ndaj Erion Alibejt, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë, të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, në korrikun e vitit 2020 në Elbasan.
Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit.
Në kërkesën për prova, SPAK kërkoi pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden Bullet”.
Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili dhe Hoxhaj e Dumani për të njëjtat episode kriminale. Prokurori i çështjes tha se i qëndronte deklarimeve të dhëna nga Euglen Halili.
o.j/dita