Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Vrau 30-vjeçarin, autori i dyshuar është vëllai i reperit të njohur shqiptar

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës. Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një bashkëmoshatar.

Sipas, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person poashtu 30 vjeçar me inicialet G.H. në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

Për publikun, Januzi njihet ndryshe edhe si vëllai i reperit të famshëm Betim Januzi ose për publikun Buta. Sipas bluve, i dyshuari ka refuzuar urdhrat e Policisë, derisa me pistoletë në dorë i është kthyer zyrtarëve policor.

Kujtojmë që Buta është bërë i famshëm për publikun shqiptar për shkak të bashkëpunimeve të shumta që ka pasur me emra të njohur të skenës si reperi Ledri Vula.

a.m/dita