Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zëdhënësi i DASH: Ajo që ndodhi në Teksas ndikon në pozitat e SHBA-ve në botë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, pranoi të mërkurën se sulmi në shkollën në Teksas ndikon në pozitën e Shteteve të Bashkuara në botë.

“Fakti është se ajo që ndodh në këtë vend është zmadhuar në skenën botërore”, tha Price në një konferencë të Departamentit të Shtetit.

“Kur SHBA është në më të mirën e saj, ajo jep një shembull që kombet e tjera do të kërkonin të ndiqnin, dhe raste si këto janë shembuj që asnjë vend nuk do të dëshironte t’i imitonte”,  tha ai.

“Ne kemi potencialin për të qenë një burim konfuzioni, një burim mosbesimi, për miqtë dhe aleatët tanë më të ngushtë, më keq akoma një objekt keqardhjeje”, shtoi ai.

“Fuqia e shembullit tonë ka potencialin të jetë pasuria jonë më e madhe. Megjithatë, në ditë si sot, është ai shembull, një shembull që bota po e shikon qartë, që do të ketë implikime për pozitën tonë dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”.

Qeveritë e tjera dërgojnë shënime formale ngushëllimi pas ngjarjeve të tilla, vuri në dukje ai, duke shtuar se kolegët e tij të dërguar jashtë vendit shpesh dëgjojnë mosbesimin se si diçka e tillë mund të vazhdojë të ndodhë.

“Pasimi i kësaj, madje edhe për ata prej nesh që janë përfshirë çdo ditë në politikën e jashtme ka qenë një goditje e vërtetë”, tha Price.

Një 18-vjeçar hapi zjarr një shkollë fillore në Teksas të martën dhe për pasojë humbë jetën 19 fëmijë dhe dy mësues. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur 16 nxënës të tjerë.

a.m/dita