“Nëse pushtuesit mendojnë se do të marrin Lyman ose Severodonetsk, e kanë gabim. Donbass do të jetë ukrainas. Sepse jemi ne, është vendi ynë”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videon e tij të fundit.
“Nëse Rusia sjell shkatërrim dhe vuajtje kudo, ne do të rindërtojmë çdo qytet. Nuk ka dhe nuk do të ketë një alternativë tjeër për Ukrainën”, shtoi Zelensky ndërsa pranoi se situata në Donbass është e vështirë.
“Ata kanë përqendruar maksimumin e artilerisë dhe rezervave të tyre në Donbas. Ka sulme raketore dhe ajrore. Ne po e mbrojmë vendin tonë në mënyrën që na lejojnë burimet tona mbrojtëse aktuale. Ne po bëjmë gjithçka për t’i rritur ato. Dhe ne do t’i rrisim fuqitë”, përfundoi Zelensky.
o.j/dita