Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zelensky: Po zhvillohet masakër në rajonin e Donbasit

Rusia po rrit operacionet ushtarake në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Përmes një video-fjalimi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kanë organizuar një masakër në Donbas, duke u përpjekur që të shkatërrojnë çdo gjë në rajon.

Severodonetsk, qyteti më i madh nën kontrollin ukrainas në provincën Luhansk, ka parë së fundmi disa nga luftimet më të ashpra të konfliktit deri më tani pasi forcat ruse kërkojnë të rrethojnë qytetin.

Në një fjalim drejtuar udhëheqësve të biznesit dhe politikës globale në Davos, Zelensky vuri në dukje se trupat ruse kishin 20 herë më shumë pajisje në Donbas sesa Ukraina. Ai theksoi se Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë për të parandaluar humbjet.

a.m/dita