Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zelensky shkon në Kharkiv, shkarkon shefin e sigurisë lokale

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij të dielën në qytetin e Kharkiv, udhëtimi i tij i parë jashtë rajonit të kryeqytetit që nga pushtimi rus.

“Kharkivi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë pamje nga lindja dhe veriu nga ku gjuante artileria ruse, ku “po vinin” avionët luftarakë rusë. Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin, jo vetëm betejën për Kievin dhe veriun e vendit tonë. Ajo humbi të ardhmen e saj dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë,” tha ai.

Zelensky vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por tha: Për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU [shërbimit të sigurisë]. 

Ai tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të një pushtimi në shkallë të gjerë dhe se mendonte vetëm për veten e tij.

Zelensky tha se një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Duke iu kthyer luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk ishin dëmtuar.

“Marrja e Severodonetsk është një detyrë themelore për kontigjentin okupues. Dhe atyre nuk u intereson se sa jetë do të duhet të paguajnë për këtë përpjekje për të ngritur flamurin rus”, tha ai.

j.l./ dita