Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zelensky takim me Johnson: Të bashkëpunojmë për të parandaluar krizën ushqimore

Presidenti Volodymyr Zelensky ka zhvilluar  një bisedë telefonike me Boris Johnson për “forcimin e mbrojtjes të Ukrainës dhe zhbllokimin e porteve” ndërsa lufta po vazhdon, shkruan skynews.

Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, zhvillova një tjetër tjetër bisedë telefonike me Boris Johnson. Ne folëm për forcimin e mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e bashkëpunimit për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant.

As part of the regular dialogue, I had another phone conversation with @BorisJohnson. We talked about strengthening defense support for 🇺🇦, intensifying work on security guarantees, supplying fuel to Ukraine. We must work together to prevent a food crisis and unblock 🇺🇦 ports.

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 28, 2022

Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet,” tha Zelensky në një postim në Twitter.

Ditën e djeshme, kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe Zelenskyy diskutuan zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina për të menaxhuar krizën ushqimore që po kërcënon vendet më të varfra në botë.

Bllokada ruse e porteve ukrainase ka penguar eksportin e drithërave, nga të cilat të dyja vendet janë eksportuesit kryesorë. Kremlini ka akuzuar Ukrainën për bllokimin e porteve ndërsa Ukraina i ka cilësuar veprimet ruse si “shantazh”.

a.m/dita