Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zelensky: Veprimi rus në Donbas është gjenocid! Të rritet presioni ndaj Moskës

“Ofensiva e intensifikuar e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës pasqyron një politikë të dukshme gjenocidi”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të enjten.

Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar”, u shpreh Zelensky. “Ata duan të djegin Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk, si Volnovakha dhe Mariupol.”

Në qytetet më afër kufirit rus si Donetsk dhe Luhansk, forcat ruse “mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontigjentin okupues”, tha Zelensky.

Zelensky po ashtu u shpreh se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është fjalë për fjalë një çështje e shpëtimit të jetëve” dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “ukrainas të rinj të vrarë” dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent, raporton CNN.

a.m/dita