Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zëvendës presidenti i UEFA-s: Tirana më pëlqen, skuadra që dua të fitojë është…

Zëvendës presidenti i UEFA-s dhe ish- ylli i Romës në vitet 1980, Zbigniew Boniek, është një prej personave të cilët do të shijojnë finalen e Konferencë Ligës në stadiumin “Air Albania”.

Në një bisedë për “Panorama Sport” pak minuta para fillimit të ndeshjes, 66-vjeçari tregoi përshtypjet e para të atmosferës në Tiranë si dhe ka zbuluar skuadrën të cilën ai dëshiron që të shpallet fituese e mbrëmjes së sotme.

Zibi, si ju duket Tirana?

Kam ardhur shpesh së fundmi, por ju e dini që më pëlqen. Më pëlqente edhe atëherë kur shënoja gola… (qesh).

Kush fiton sot?

Ju e dini kush dua unë të fitojë, po ju për kë bëni tifo?

Ne jemi gazetarë… Nuk na lejohet…

OK, atëherë po ua them se dua të fitojë Roma. Momenti të fitojë në këtë ambient fantastik.

Pse juventinët nuk ju kanë qejf?

Ata mendojnë se unë jam anti-juventin, por unë thjesht e dua dhe e respektoj Romën, sepse ka qenë skuadra ime e fundit në Itali. Por nuk kam asgjë më Juventusin.

Si del ndeshja sot?

Si të dojë të dalë, mjafton të fitojë Roma./Panorama

a.m/dita