Albania

“16 njësi mamografie afër vendbanimeve”, lufta kundër kancerit të gjirit, Manastirliu: Mjekët të bëjnë planfikime tërë vitin për gratë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë thirrje të gjitha grave që të kryejnë ekzaminimet për konstatimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

Duke folur nga Selenica e Vlorës, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ajo shprehet se qytetarët duhet të shfrytëzojnë njësitë e mamografisë në spitalet rajonale, por edhe njësitë e lëvizshme.

Eshtë një muaj ndërgjegjësimi për të gjitha gratë që ende nuk e kanë kryer kontrollin periodik të gjirit apo mamografinë për t’u paraqitur pranë spitaleve rajonale apo në Tiranë në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, në poliklinikën qendrore për të kryer sa më shpejt mamografinë. Por nga ana tjetër nëpërmjet dy mamografive të lëvizshme ne jemi në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të përcaktuar, për të kryer mamografinë afër vendbanimit. Sot jemi në Selenicë bashkë me strukturat tona të kujdesit shëndetësor, për të ftuar të gjitha gratë sipas planit individual të përcaktuar nga mjeku i familjes, për kryerjen e kontrollit periodik të gjirit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ka kërkuar mjekëve të familjes të bëjnë planifikime rigoroze për grupmoshat e përcaktuara për kryerjen e mamografisë, jo vetëm në muajin tetor.

Është e rëndësishme për të theksuar që tashmë e kemi plotësuar të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale me mamografi.

Ajo çfarë kërkohet dhe i kërkohet struktuarave të kujdesit shëndetësor, mjekëve të famijles, është palnifikimi rigoroz për çdo grua për të kryer kontrollin periodik por gjithashtu edhe për të kryer ekzaminimin nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

14 njësi mamografie fikse dhe dy njësi të lëvizshme janë në dispozicion të grave afër vendbanimit, nga mëngjesi në mbrëmje, me orar te zgjatur, gjatë tetorit rozë, në këtë muaj ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit.

Njësitë e lëvizshme të mamografisë gjatë muajit tetor do të jenë të shpërndara sipas kalendarit në këto zona:

4 –10 Tetor në Gramsh dhe Selenicë; 11-15 Tetor në Pogradec dhe Mallakastër; 18-22 Tetor në Prrenjas dhe Krujë;  25-29 Tetor në Librazhd dhe Has.

j.l./ dita

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time