Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

18 fëmijë me virus të shtrirë në “Kozle”! Dy prej tyre në mbështetje oksigjeni

8 fëmijë pozitivë me virusin korona po trajtohen në Institutin për sëmundje të Mushkërive tek fëmijët në Kozle. Dy nga pacientët e vegjël janë në mbështetje të oksigjenit. Gjendja shëndetësore e fëmijëve në përgjithësi është e mirë njofton drejtori i institutit “Kozle” Besnik Zeqiri, i cili thotë se në spital vijnë fëmijët të kontrollohen edhe si rezultat i virozëve të tjera të stinës së vjeshtës, mirëpo të hospitalizuar ka vetëm fëmijë pozitivë me Covid-19.

“Në Institutin Kozle për momentin ka 18 fëmijë, domethënë nga mosha zero deri në 18 vjeç. Në përgjithësi 70% e tyre fëmijëve janë nga 12 deri në moshën 18 vjeçare. Për momentin vetëm dy fëmijë që janë të shtruar kanë nevojë edhe për oksigjen, gjendja e fëmijëve në përgjithësi është stabile, mirëpo për momentin kanë nevojë të shtrohen në spital si dhe shumë fëmijë që janë të dehidruar, të cilët duhet të marrin infuzione, pra që të rikuperojnë gjendjen e tyre”, tha Besnik Zeqiri – Drejtor i ISHP “Kozle”.

Zeqiri thotë se dy javët e fundit ka një ulje të lehtë të të hospitalizuarve, mirëpo ky numër asnjëherë nuk ka rënë ndër 15 pacientë. Ka më pak foshnja pozitive me Covid-19, ndërkaq rritet numri i fëmijëve të moshave shkollore shpjegon ai.

“Më tepër kemi fëmijë të cilët janë të moshës shkollore, faktikisht ata të cilët shkojnë nëpër shkolla dhe ai është zinxhiri që bën që ata fëmijë të kenë numrin më të lartë të të hospitalizuarve”, shtoi Besnik Zeqiri.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik të javës së kaluar, tek moshat prej zero deri 9 vjeç ka rritje të rasteve pozitive për 70% në krahasim me javën paraprake. Sa i përket kësaj grup moshe për një javë janë regjistruar 114 raste pozitive.